Reperja Nicki Minaj ka humbur të atin, në një aksident të rëndë automobilistik.

Sipas mediave të huaja, babai i reperes, 64-vjeç, u përplas nga një automjet, teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Mediat theksojnë më tej se personi që shkaktoi aksidentin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Babai i reperes, u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Vetë Minaj nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani në lidhje me ndarjen nga jeta të të atit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb