TIRANE

Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli ka zgjedhur të ketë një profil të ulët në media. Megi kohët e fundit është bërë nënë, ndaj gjithë përkushtimin e saj tashmë e zë vogëlushi.

Megjithatë shpesh herë ajo poston në rrjetet sociale copëza nga jeta e saj e përditshme. Pasi u bë publike lidhja e saj me Angjelin Serreqin, Megi nuk i fsheh më pozat me partnerin.

Por postimi i fundit që ka bërë në Facebook tregon më shumë sesa marrëdhënien e tyre. Mesa duket Angjeli është një emër i suksesshëm edhe jashtë vendit. Forbes i ka dedikuar kompanisë së tij një artikull, fakti ky që nuk kishte sesi mos të bënte krenare Megin.

“Forbes flet per kompanine e Angjelin Serreqi-t bashkethemelues dhe drejtues i Angel1. Jam krenare per ty!- shkruan Megi në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb