SHBA

Selena Gomez pak kohë më parë vendosi të heqë dorë nga Instagrami për një kohë të gjatë. Por tashmë është rikthyer. Këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale.

“Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim” – thotë Selena ndër të tjera.

“Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”,- shton Selena.

Po ashtu, paralajmëroi se po punon për disa projekte të cilat mezi po pret t’i ndajë me fansat. Gomez u shpall femra më e ndjekur në botë në Instagram në vitin 2016, por “ra” nga froni në 2019-ën nga Ariana Grande.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: