1 sezon. Kaq zgjati qëndrimi i Skënderbeut në Kategorinë e Parë. Skuadra korccare tashmë është rikthyer në elitë dhe nuk mund të mos jetë i lumtur Presidenti Ardian Takaj.

“Kemi filluar me kohë që të përgatitemi për Superioren, aty normalisht është një tjetër gare dhe në po bëhemi gati për superioren. Ishim të bindur që do të riktheheshim në elitë.

E nisëm keq kampionatin, por pastaj e arritëm objektivin. Me qetësi dhe profesionalizëm ne e dimë rrugën për në elitë. Po punojmë për Superioren, që është një tjetër nivel.

Gara në superiore këtë sezon? Rivaliteti në Superiore është i madh. Po luhet deri në fund si asnjëherë më parë si për titullin edhe për mbijetesën, gara është shumë e fortë këtë vit” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb