Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë një lajm të mirë dhe të rëndësishëm për qytetarët e vendit të tij.

Ai ka informuar se fondi për rimëkëmbjen ekonomike 87 milionë euro tashmë është aktiv. Nga java që vjen qeveria e Kosovës do të nisë shpërndarjen e 60 mln eurove paraprake.

Ndërkohë deri në fund të vitit sipas tij në xhepat e kosovarëve do të shkojnë 87 milionë eurove.

60 milionë eurot për të cilat flet Hoti janë të gjitha subvencionim i pagave në sektorin privat, për bizneset kryesisht.

 

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

#Rimekembja po ndodhë!

Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb