Nis pas pak protesta e 20 ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Një protestues i ardhur nga Lezha ka vlerësuar rolin e të rinjve në organizimin e lëvizjes dhe u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të tërhiqen nga politika.
“Unë vij nga Lezha dhe kam ardhur këtu me forcën e shpirtit për të përkrahur këtë lule të rinisë që na zgjoi shpresën e na ngriti nga shtrati i vdekjes. Të rinjtë na vunë në lëvizje zemrën. I bëjmë thirrje Ramës dhe Berishës të largohen ëmbël e urtë e të mos I lodhë shpirtin të rinjve. Mbase kjo do t’i bëjë që kjo rini t’i harrojë disa nga fajet.
Ndryshe na bëjnë të kuptojmë se janë si ushunjëzat që ta thith gjakun e nuk largohet p0s e dogje, që të mos i djegim të largohen butë.
Unë falë Zotit jetoj shumë mirë por ne nuk kemi spitale e shkolla”, tha ai.
