TIRANE- Këngëtari Stine ishte sot i ftuar special i emisionit ‘Hangover’ të Roza Latit dhe Ergys Bamcit. Stine iu përgjigj kërkesës së ish-të dashurës së tij për të qenë pjesë e emisionit të saj në një ditë të shënuar si kjo e sotmja, Shën Valentini.

Ndonëse biseda mes tyre rrodhi shumë spontanisht, Stine u has me një sërë pyetjesh që në qendër kishin tyre kishin lidhjen e dikurshme të tijën me Rozën. Pavarëssht këtyre momenteve të sikletshme, ku ndër to ishte edhe se kujt ia kishte dedikuar këngën “Gëzuar Vitin e Ri”. Por duket se përgjigja e Stines ka lënë pa fjalë Rozën, ndërsa këngëtari shtoi se: “Këtë këngë e kam bërë sapo u ndava nga ti. Doja të të ktheja sërish.”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/mcnradio/videos/1821847668056314/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]Pavarësisht se Roza ka vënë buzën në gaz, duket se ky ka qenë një ndër momentet më të sikletshme të saj, sa kërkoi menjëherë publicitet edhe pse nuk ishte momenti i duhur.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/mcnradio/videos/1821830211391393/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]Gjithashtu Stine nuk la pa përmendur as dashurinë për partneren e tij prej disa vitesh, Gracielën, me të cilën së fundmi janë bërë prindër për herë të parë me vajzën Estia. “Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?”, pyeste dikush. “Përderisa gjeta një të dytë, normalisht që po!” është përgjigjur Stine.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: