TORINO-4 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë. Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin krijuar një rrjet prostitucioni dhe janë denoncuar për dhunë nga disa prostituta rumune që ushtronin aktivitetin në zonën e Stupinigit në Torino.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2016 dhe vajzat janë dhunuar, pasi u kishin zënë territorin vajzave që shfrytëzoheshin nga shqiptarët për prostitucion. Policia arriti të gjurmojë të rinjtë edhe pse iu deshën plot tetëmbëdhjetë muaj punë për të kapur 4 shqiptarët.

Një nga të arrestuarit njihej me emrin “tigër” dhe dyshohet se është lideri i grupit, i cili kishte kërcënuar rumunet për të lënë rrugën, por këto te fundit kishin refuzuar. Ato u goditën në mënyrë barbare me shkopinj dhe shufra hekuri, ku më pas për t’i trembur shqiptarët kishin qëlluar me armë në ajër.
65thn65yhn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: