Aktorja Sharon Stone bëri zgjedhjen e guximshme duke pozuar nudo për revistën “Playboy” në 1990, në mënyrë që ajo të mund të merrte një rol në filmin “Basic Instinct”.
Në atë kohë, Stone nuk ishte një aktore e njohur kështu që zgjodhi një mënyrë strategjike, që të merrte rolin, që më vonë do ta kthente atë në statusin e një ‘seks simboli’.
Ajo interpretoi personazhin kryesor, Catherine Tramell, përballë Michael Douglas, i cili luajti detektivin Nick Curran në këtë film.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një paraqitje në The Drew Barrymore Show të mërkurën, Stone tha, “Unë vendosa të bëja një artikull të ‘Playboy’ posaçërisht sepse doja të isha pjesë e Basic Instinct”.

“Nuk e kuptova se çfarë do të ndodhte kur bëja filmin”, pranoi aktorja.

“Unë mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë atë rol. Nuk kisha perspektivë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte”.

Pas publikimit të këtij filmi, fama e yllit u rrit dukshëm në Hollywood.

Stone më vonë ishte e pranishme edhe në: “Casino”, “Silver”, “Catwoman” etj.

Në vitin 2006, ajo përsëriti rolin e saj për vazhdimin e “Basic Instinct 2: Risk Addiction”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb