Rritja e frikshme e çmimeve të ushqimeve bazë dhe largimi masiv i popullsisë në dy vite, ka sjellë si pasojë krizë të thellë në biznesin e vogël durrsak.

Në një krah rritja e çmimeve e në krahun tjetër largimi masiv i popullsisë reflekton ulje të konsumit të përditshëm në tregje. Në një ditë normale në tregun e fruta-perimeve konsumatorët janë të paktë.

Tregtarët thonë se fuqia blerëse është tkurrur në maksimum ndërsa ata pak konsumatorë që blejnë kanë minimizuar çdo shpenzim me rritjen drastike të çmimeve të fruta-perimeve dhe zarzavateve.

Futja me shumicë ne treg e prodhimeve vendase të stinës ka zbutur deri diku çmimet megjithatë sërish një kg qepë varion nga 100 deri 150 lekë kg, specat 350 deri 400 lekë kg, domatet 250 deri 300 lekë kg.

Djathi  është dyfishuar nga 750 ne 1400 lekë kg e po kështu edhe mishi. Konsumatorët durrsakë janë varfëruar edhe më shumë duke mos blerë as produktet bazike.

Durrësi po boshatiset frikshëm. Pjesa vitale e popullsisë janë larguar dhe ka mbetur kryesisht mosha e tretë. Nuk është e largët koha kur biznesi të shpallë falimentimin në mungesë të fuqisë blerëse dhe politikave që do të ndihmonin rininë të qëndrojë në vendlindje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: