Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr proshutë
1 kastravec
1 qepë e kuqe
2 kokrra domate
½ tufë majdanoz
2 lgj uthull e bardhë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Bukë e thekur

Pastrojmë sallamin nga lëkura dhe e presim atë në shirita ose në feta të holla sipas preferencave. Qërojmë kastravecin dhe e presim në feta të holla, gjithashtu dhe domatet i presim në feta, ndërsa qepën e kuqe e presin në shirita. I bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe më pas në një enë të vogël vendosim uthullën, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak rigon. E trazojmë mirë salcën dhe marinojmë sallatën të cilën e servirim spërkatur me pak majdanoz të grirë imët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb