LONDER– Marka e luksit Truly Exquisite, e specializuar në personalizimin e pajisjeve smart, ka prezantuar disa versione me të vërtetë ekskluzive të modeleve të reja Samsung Galaxy S8 dhe S8+. Këto modele dallojnë nga versionet standard nga korniza anësore të realizuar me flori 18 dhe 24 karat dhe me çmime, normalisht, shumë më të lartë që fillojnë nga 2 250 sterlina (rreth 2 600 euro).

Këta smartfonë do të dorëzohen bashkë me një ambalazhim veçanërisht të pasur që përfshin, përveç aksesorëve të pranishëm në paketimin normal, një kasë prej druri, një bateri të jashtme prej floriri, një Samsung Gear VR (Realitet Virtual), pllakën për karikimin me wireless dhe një mbajtëse kartvizitash prej lëkure.

Do të jetë e mundur që të zgjidhet mes modelit 24 karat që vjen në ngjyrat platin dhe të verdhë, ose 18 karat që vjen në një ngjyrë më femërore flri rozë. Këto edicione të limituara do të dërgohen falas në të gjithë botën duke filluar nga data 22 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: