Sara Gjordeni është përballur me komente të pafundme që kur ka dalë nga Big Brother VIP, por ato që e acarojnë më shumë duket se janë komentet krahasuese të saj dhe Bardhit me çiftin e BBV2, Kiara-Luiz.

“Pse mundohesh që të bëheni si çifti Luiz-Kiara. S’ju shkon fare”, -ishte komenti që e nxehu keq Sarën, e cila ia ktheu në një mënyrë të vrazhdë komentueses. “Hundën dhe buzët. Unë tre ex-a, Kiara 13. Ec qarkullo!”

Sara Gjordeni shpërthen ndaj komentueses që e krahasoi me Kiarën

Nuk e dimë se pse Sara e ndjeu të nevojshme të përmendë ex-at apo se si i ka numëruar ajo ex-at e Kiarës, por me sa po shohim ish-banorja e BBV3 nuk ka ndërmend të kursejë askënd.

Më pas, Sara vendosi ta fshijë komentin dhe të publikojë një Story në Instagram (që më pas gjithashtu e ka fshirë). “Mos na krahasoni më me Luizin dhe Kiarën se realisht është bërë gjëja më bajat dhe më pa lidhje në botë! Jam 180 gradë njeri tjetër dhe Bardhi po ashtu. Këto aludime nisën nga një pyetje që më ka bërë Ronaldo mbi personin në fjalë tek “E Diell”. Nuk ia fërshëllejmë fare kësaj çështjeje dhe na keni lodhur”, -shkroi ajo, ndërsa në një Story tjetër shtoi:

“Më keni çarë atë që s’thuhet me muhabete ex-ash. I vetmi që pata lidhje ishte Endriku, para 10 vitesh. Silvi gënjeu!”

Sara Gjordeni shpërthen ndaj komentueses që e krahasoi me Kiarën

Sara Gjordeni shpërthen ndaj komentueses që e krahasoi me Kiarën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: