JANINË- Kapen 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. ‘BalkanWeb’ mëson se droga u kap në Konica të Janinës nga policia greke.
Raportohet se lënda narkotike u gjet në mjetin që drejtohej nga një shqiptar 23-vjec, i cili vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Sakaq, policia sekuestroi 33 pako me 50 kg 550 gr marijuanë.
Po ashtu, thuhet se drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë kur ka vene re policinë dhe ka hedhur 2 çanta por është ndjekur dhe më pas arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)