Doktoresha e kirurgjisë plastike, Senera Hoxha, gjatë rrëfimit në studion e Olës, zbuloi se është shumë e lidhur me prindërit e saj dhe teksa u shfaqën fotot e tyre ajo tha se ndjen një dashuri të madhe për ta.

Senera tregoi se shumë i thonë që është kopja e mamit duke qenë se ngjajnë shumë në pamje, por ajo zbuloi se si tip dhe karakter është komplet si babai i saj. Prindërit e mjekes janë martuar shumë të rinj dhe kur Senera u rrit ka patur me ta një marrëdhënie si të ishte motra e tyre dhe jo vajza. “Kam qenë drita e shtëpisë”, u shpreh ajo me krenari. Vëllai i saj ka ardhur 8 vite pas saj në jetë dhe duke buzëqeshur Senera thotë se ai ishte fëmija i të treve.

Një moment shumë i bukur dhe emocionues për mjeken ishte kur u transmetua videomesazhi nga nëna e saj, “Sener, zemër je krenari për ne, gjithmonë do të kesh mbështetjen tonë, të duam shumë” , thotë ajo. Mesazh ky që i erdhi papritur doktoreshës dhe padyshim e emocionoi pafund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb