Mbrëmje zhgënjyese për Napolin në “Maradona”. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte pëson një humbje të rëndë 2-0 ndaj Lazios së Maurizio Sarri, në javën e 33-të të Serie A, me kampionët në fuqi që tashmë janë vetëm një hap larg shkurorëzimit, pasi Interit i duhen vetëm 4 pikë në 5 javët e mbetura për tu shpallur matematikisht kampion për here të 21 në histori.

Ndeshja nis menjëherë me surprizë: në minutën e 6-të, Matteo Cancellieri kalon Lazion në avantazh pas një aksioni model. Napoli përpiqet të reagojë, por mungesa e saktësisë dhe përqendrimit bëhet vendimtare.

Në minutën e 31-të, vjen mundësia për barazim për Lazion nga pika e bardhë, por Mattia Zaccagni gabon, duke u ndalur nga një pritje spektakolare e portierit Sergej Milinković-Savić.

Në pjesën e dytë, Napoli vazhdon të gabojë dhe ndëshkohet sërish: në minutën e 57-të, Toma Bašić dyfishon shifrat për Lazion. Tentativa e vetme serioze për vendasit vjen nga Alisson Santos, por shtylla i mohon golin.

Përfundimisht 2-0 për Lazion, që siguron tre pikë të rëndësishme, ndërsa Napoli mbetet në vendnumëro dhe rrezikon të humbasë vendin e dytë, nëse Milani fiton ndeshjen e tij.

Në “Olimpico”, Roma dhe Atalanta ndajnë pikët në një barazim 1-1, që nuk i shërben shumë asnjërës skuadër në garën për zonën Champions.

Janë miqtë që kalojnë të parët në avantazh në minutën e 12-të me Nikola Krstović. Roma reagon dhe gjen golin e barazimit në fund të pjesës së parë me Mario Hermoso.

Në pjesën e dytë, ritmi mbetet i lartë, por protagonist bëhet portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, me disa pritje vendimtare. Hermoso i afrohet golit të dytë, por ndalet nga traversa.

Ndeshja mbyllet 1-1: Roma ngjitet në kuotën e 58 pikëve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e shtatë, duke humbur terren në luftën për Europën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: