KOSOVE
Dua Lipa tashmë ka arritur në vendlindje dhe kësaj here ishte i shoqëruar nga i dashuri i ri, Anwar Hadid. Këngëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku do të jetë e ftuara e vecantë e “Sunny Hill Festival”.
Bukuroshja po argëtohet në maksimum me të dashurin, vëllanë e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid. Çifti mbrëmjen e kaluar kanë dalë të shëtisin rrugëve të Prishtinës shkruajnë mediat kosovare.
Kujtojmë se 23-vjeçarja ka zgjedhur që të këtë vit të mos të paraqitet në skenë duke zgjedhur që të jetë vetëm si e ftuar dhe do t’i shoh si fanse koncertet e kolegëve.
Të ftuar të vecantë në këtë festival janë dhe Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë.
Dua Lipa u lidh me Anwar Hadid pas ndarjes nga modeli Isaac Carew. Vitin e kaluar në edicionin e vjetshëm, Dua mori me vete Isaac Carew, i cili atë kohë bëri dhe shqiponjën me dorë.
(BalkanWeb)