Gazeta izraelite Haaretz raporton se, sipas burimeve egjiptiane, SHBA ka rënë dakord me planin izraelit për një operacion ushtarak në Rafah në këmbim të një përgjigjeje të kufizuar kundër Iranit.

Kjo media citon një burim egjiptian që foli me gazetën e Katarit me bazë në Londër, Al-Araby Al-Jadeed.

Kujtojmë se SHBA ka qenë kundër një përgjigje të Izraelit ndaj Iranit për sulmet e 13 prillit, madje presidenti Joe Biden ka qenë i qartë për një gjë të tillë në një bisedë direkte me liderin Netanyahu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: