Në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit Agron Shehaj shprehet se për ti dhënë një frymëmarrje të re tregut të punës, e për të gjeneruar vende të reja pune, vendit i duhet një klime e re  për sipërmarrësit.

Sipas Agron Shehajt në zgjedhjet e 25 prillit, kjo klimë për sipërmarrjen është e lidhur me rezultatet e luftës ndaj korrupsionit.

“Vetëm duke luftuar korrupsionin, mund të krijojmë vende të reja pune, mund të vijnë investitorë të huaj të investojnë, mund të investojnë edhe sipërmarrësit shqiptar të cilët sot janë peng  I një ortakërie midis pushtetarëve dhe oligarkëve. Mjafton të jetë një qeveri që nuk punon për vete dhe vetëm për një grup njerëzish por punon përqytetarët dhe automatikisht krijohen mundësi për të gjithë”, tha Shehaj, në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në News 24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb