POGRADEC – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të nisë fazën e dytë të shembjes së objekteve pa leje në qytetin e Pogradecit.

“Me datë 16 dhjetor do të nisë shembja e objekteve pa leje brenda në qytetin e Pogradecit dhe përgjatë liqenit.”, – njoftoi INUK.

INUK u bën thirrje qytetarëve, që janë njoftuar për prishjen e ndërtimeve pa leje, që të marrin të gjitha masat e nevojshme deri të martën e ardhshme.

INUK thekson se përmes këtij aksioni synohet pastrim i plotë brenda qytetit dhe rikthimi në normalitet i bregut të liqenit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: