Elsa është një këlysh tigri 4 muajsh, që ka lindur në një cirk, por është refuzuar nga nëna e saj pas lindjes.

Këlyshja siberiane është adoptuar nga një çift gjerman që ka një qëndër në Dassow, në Gjermani, ku jetojnë 13 tigra dhe 5 luanë. Monica Farell dhe Saad Rose kanë filluar të kujdesen për Elsën duke e shëtitur në plazh dhe duke e sjellë deri në qytet.

‘Është njësoj si të kesh një fëmijë- ka deklaruar Monica- bëhet fjalë për një punë me kohë të plotë, duhet ta shoqërojmë në park dhe ta mësojmë me jetën në komunitet’.

Pas disa muajsh Elsa do të transferohet në strukturën e të rriturve, ku do të jetojë me të tjerët. Ndërkohë çifti zbavitet duke e shëtitur tigrin përpara syve të habitur dhe admirues të kalimtarëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb