Ish-drejtoresha e Tatimeve është ndër emrat më të lakuar në vendin tonë, edhe pse prej kohësh është larguar nga funksionet e saj politike.

Briseida Shehaj është vajza që do të mbahet mend gjatë, pasi nga dashuria për modelingun dhe pasarelat u vu në krye të Drejtorisë së Tatimeve.

Por duket se tanimë që nuk mban asnjë post, Shehaj gjen kohë për t’u rikthyer tek pasioni vjetër. Në foton që shihni, Briseida është duke pozuar për një sallon bukurie në Tiranë, shkruan Gsh.al.

Natyrisht që këtë herë nuk është një set profesional, por një foto për të ekspozuar make-up-in që salloni i ka bërë. Duhet thënë që ish-drejtoresha gëzon ende sharmin që ka patur.

Briseida SHehaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: