Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë fyese për shqiptarët, duke iu drejtuar me termin ofendues “shiptarima”. Kjo shprehje u tha nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
Vulin e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.

Ndër të tjera Vulin lëshoi akuza dhe për kryeministrin Edi Rama dhe Bashkimin Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. ‘Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre’, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se ‘Shqipëria e Madhe’ është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin, duke komentuar provokimet e reja të Edi Ramës.
“Shqipëria e Madhe” është një katastrofë e madhe, thyerje dhe shkatërrim i shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.

Screenshot 1 3
Screenshot 1 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb