Kanë nisur hetimet në lidhje me një 44-vjeçar i cili ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”.

44-vjeçari ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip (Passat) në ambientet e një servisi.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit.

Njoftimi: 

-J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip (Passat) në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: