Enida HIMAJ

Të gjithë e kujtojmë ende mbrëmjen e 2 janarit, ku violinist i mirënjohur Shkëlzen Dolli solli në Tiranë Filarmoninë e Vjenës. Me plis në kokë dhe me një teke raki, Dolli i entuziazmoi të gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve. Por duket se ky emocion do të përsëritet. Burime nga “Gazeta Shqiptare” kanë mundur të mësojnë se Shkëlzen Dolli do të rikthehet edhe njëherë në Tiranë me “Albanian Soul”. Me aq sa kemi mundur të mësojmë kanë nisur provat për të mirëpritur artistin e mirënjohur, në një koncert që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”. Bëhet me dije se koncerti do të mbahet më 23 shtator 2017.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/08/09/ekskluzive-shkelzen-dolli-sjell-perseri-filarmonine-e-vjenes-ne-tirane-me-23-shtator/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: