SHKODER

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka inspektuar sot tregjet e qytetit të Shkodrës, e cila është kthyer ditët e fundit në një vatër të rrezikshme të koronavirusit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ministri Lleshaj ka paralajmëruar shkodranët, se nëse nuk respektojnë masat, policia do të veprojë.

“Ardhja në Shkodër për masat e marra nga ana e autoriteteve, ecuri negative nga mungesa e përgjegjësisë në Shkodër. Masat janë të pjesshme, kemi tregje me shitës më shumë se blerës. Maska të vihet, të kujdesen për veten dhe të tjerët. Do thellohen masat në Shkodër, policia do veprojë dhe ju ftoj të përhapni mesazhe sensibilizuese, të evidentojmë grumbullimet. Nuk është koha për ceremony, as gëzime, jemi në kohë të jashtëzakonshme. Shkodranë, bëni maksimumin, jemi në fazë kritike. Kush s’ka punë, të rrijë në shtëpi”, ka thënë Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb