Një person është arrestuar në ambientet e brendshme të burgut të Drenovës në Korçë.

Një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime për një të afërm por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Komunikatë

Në Ievp Drenovë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “prodhim shitje narkotikëve dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Ievp parashikuar nga nenet 283 dhe 324/-a/1 të K.Penal të shtetasit O.K, vjeç 38 lindur e banues në Korçë,:

Pasi më datë 15.04.2024 ka shkuar t’i dergojë rrobat kushëririt, i cili është i akomoduar për veprën penale neni 283 K.Penal, në Ievp Drenovë me cilësinë, i paraburgosur shtetasi S.P vjeç 30.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksion Përgjithshëm Korçë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: