Shkrimtari Bashkim Hoxha ka qenë në stendën e Onufrit në panair në një bashkëbisedim për letërsinë e tij. Së pari ai u ndal në romanin e tij “Një shaka e vogël me vdekjen” ku personazhet mbajnë emra si Akili apo Hektori.

“Të gjitha këta personazhe e kanë arritur përjetësinë. Jetojnë një realitet banal, të pavelësuar, të pakuptimtë shpesh. Ndaj kanë emra të përjetshëm. Duke mos e marrë shumë seriozisht i vlerësojmë më tepër gjërat, ndaj kjo ‘Shakaja e vogël’ me vdekjen na bën të kuptojmë më mirë se ç’është jeta”, tha ai.

Mandej ai rrëfeu se kjo vepër ka lindur shumë herët.
“Ky roman ka filluar në vitin 1985. Kujtojmë që është viti që ka vdekur Enver Hoxha dhe qarkullonte një shprehje, ai ka vetëm ditëlindje. Ai nuk ka vdekje. Reagimi im i parë në atë kohë, ka qenë sa gjë e tmerrshme mos të vdesësh. Ato pasazhet që dramaturgu i thotë në versionin përfundimtar, janë shkruar që në atë kohë, më pas janë ridimensionuar në përvojën time të 40 viteve më pas”.

Hoxha ka shkruar një sërë veprash në disa zhanre, ku ka trajtuar tematika të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb