Shkrimtari, Virion Graci një nga miqtë e skulptorit të njohur Arben Bajo kujton momentet kur është njohur me të. Ai thotë se janë njohur në një ditë gushti të vitit ’86, pikërisht si kjo ditë e 9 gushtit, që qe e fundit për të.

STATUSI I PLOTË
Ne kete dite gushti qe paska qene e fundit per skulptorin e shquar Arben Bajo kujtoj dhe une ditet e para te nje gushti te larget kur jam njohur me te; ne veren e vitit ’86 shkembeheshim mengjeseve e mbasditeve rruges se pashtruar Votuca-Picar, une duke shkuar ne pune krahu, pritur te me dilte e drejta e studimit, ai me nje punesim a praktike te perkoheshme ne qendren e atyshme te kultures, diçka e tille. Pershendetjeve inerciale ‘miremengjes,’ ‘miredita’ iu shtuan buzeqeshjet, kureshtia e pa shmangeshme, prezantimet, njohjet e ndersjelleta dhe solidariteti, te dy enderrimtare…

Dy vite me vone ne Tirane, studente fatlume e miq te afert…

Kam qene me te kur pergatiste skulpturen ‘Vdekja’ (a ‘Pavdekesia’-nuk me kujtohet titulli perfundimtar) punim me te cilin u diplomua ne ILA. Menjehere pas ceremonise se sukseseshme te diplomimit u detyrua te merrte rrugen e mergimit…

E kam takuar rastesisht ne Qafen e Pazarit ca vite me vone, ende emigrant ekonomik ne Greqi; ne 2010 u vendosem ne Tirane dhe jemi pare e kemi qene prane njeri-tjetrit me shpesh…

Me energji, frymezim e perqendrim vetmohues beri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli ne jete dhjetera Ide te Larta Estetike, me qindra Misherime e Perfytyrime te arrira te Se Bukures, te Se mires; perjtesoi Njeriut ne pergjithesi e kujtimin e shquar te Njerezve te Pervetshem, ne veçanti…

Arben Bajo i dha Frymen e Tij baltes dhe e Shenjteroi. I Drites se Shenjte qofte Shpirti i tij I Bukur, I Mire, I Pavdekshem.
Prehu ne paqe miku yne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb