Mesazhi politik i Novak Djokoviçit për Kosovën në French Open ishte “i pavend” dhe “nuk duhet të përsëritet”, ka deklaruar ministrja franceze e sportit.

Amelie Oudea-Castera tha se duhet të ketë një “parim të neutralitetit për fushën e lojës”, teksa dënoi veprimin e tenistit serb.

Djokoviç shkroi në lenten e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, duke iu referuar tensioneve që po ndodhin në veri të Kosovës.

Organi qeverisës botëror, Federata Ndërkombëtare e Tenisit tha se deklarata e Djokoviç nuk shkel asnjë rregull, sepse rregullorja e Grand Slam nuk ndalon deklaratat politike.

“Kur jepen mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i shprehë ato,” tha Oudea-Castera, teksa shtoi se në këtë rast ishte një mesazh me përmbajtje shumë politike.

“Nuk duhet të përfshihemi, sidomos në rrethanat aktuale dhe nuk duhet të përsëritet më”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: