Është hedhur në orën 18:00 shorti i “Champions League” për fazën e grupeve në sezonin e ri. Ashtu siç pritej goglat kanë rezervuar përballje të egra që në këtë fazë dhe ndaj nuk kanë munguar as reagimet e protagonistëve.

Reagimet

Harry Kane- Sulmuesi i Tottenham, skuadrës që u shortua në Grupin B së bashku me Barcelonën, PSV dhe Interin, në rrjetet sociale ka shkruar: “Mezi po presë për këto net Europiane sërish. Koha për t’u përmirësuar nga sezoni i kaluar”.

Totti– (Roma/ Real Madrid – CSKA – Viktoria Plzen): “Le të themi se në letër gjithçka duket e lehtë. Është një grup i vështirë, e dimë se Reali do bëjë garën e vet, sepse janë kampionët aktualë, por ne do bëjmë gjithçka që të jemi të dytët. Do e shohim si do jetë Reali pa Ronaldon, por e dimë që kemi të bëjmë me jashtëtokësorë. Nuk do jetë e lehtë për ne. Është normale që kemi pritshmëri të larta.”

Anchelotti– (Napoli/PSG – Liverpul – Crvena Zvezda): “Kemi një grup shumë të vështirë, dhe luajmë ndaj dy kandidatëve potencial për fitimin e Championsit, por jam i sigurt se do ta kenë të vështirë përballë Napolit.”

Detaje interesante

Grupi C- Napoli dhe Paris SG janë takuar vetëm një herë në Kupat e Europës. Bëhet fjalë për sezonin 1992-1993, në fazën e dytë të “UEFA Cup”, ku francezët fituan 0-2 në trasnfertë dhe 2-0 me rezultat të përgjithshëm.

Grupi A- Atletico Madrid dhe Dortmund kanë qenë në një grup të “Champions League” në sezonin 1996-1997. Të dyja fituan ndeshjet e tyre në transfertë.

Grupi H— Valencia nuk ka luajtur kurrë kundër Juventusit, ndërsa nuk ka fituar kurrë ndaj Manchester United në “Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb