Qeveria greke, i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Brendshëm turk Suleiman Soylu, i cili tha se nëse autorët e dyshuar për sulmin me bombë në Stamboll nuk do të ishin arrestuar do të kishin ikur në Greqi.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria greke është kundër çdo akti terrorist ndërsa dënoi sulmin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Turqi.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe të të plagosurve.

“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme” , tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb