Samsung do të bashkëpunojë me prodhuesin e valixheve, Samsonite, për të krijuar valixhe inteligjente, të cilat do të pajisen me mikroçipe dhe do të mund të monitorohen nëpërmjet GPS-it.

“Valixhet inteligjente do të jenë në gjendje të komunikojnë me ju dhe, përveç vendndodhjes, do t’u japin edhe informacione të tjera,” deklaroi Ramesh Tainwala, shefi ekzekutiv i kompanisë Samsonite. Ai zbuloi se në të ardhmen valixhja do të jetë gjithashtu në gjendje të dërgojë një mesazh tekst kur lë avionin si dhe kur hapet nga dikush tjetër.

Përveç kësaj, ata po punojnë për krijimin e një veçorie të re që do t’i japë mundësi valixhes të ndjekë pronarin e saj automatikisht. Kompanitë po punojnë gjithashtu për një veçori që ju jep mundësi valixheve të vetë-kontrollohen në aeroport.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: