Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku u ndal para TV Klan pak minuta para ndeshjes Shqipëri-Çeki.

“Të gjitha ekipet Kombëtare kanë qenë të forta. Ekipi më i fortë ka qenë ai që ka shkuar në Europian.  

Çekia luan me të njëjtën mënyrë dhe vendosje, por ngelet për t’u parë. Nuk do të na ushtrojnë presion që në fillim, sepse e dinë forcën tonë. Seferi dhe Mitaj kanë bërë një ndeshje të mirë në Çeki, ndaj edhe iu besua sërish.

Kufal është lojtar i fortë, luan në Premier Ligë. Sot do të arrijnë të eliminojnë, forcën e tij. Strategjinë do ta shikoni sapo ta nisë. Edhe çekët dëgjojnë se çfarë themi ne.  Ne këtu jemi të gjithë njësoj, aktorët janë në fushë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: