Shqipëria ia doli të kualifikohej për në Euro 2024, duke zhvilluar eliminatore mjaft pozitive. Kuqezinjtë, dolën përtej parashikimeve edhe të tifozëve më të zjarrtë, pasi lanë mbrapa Çekinë dhe Poloninë. Gjithsesi, shorti i Europianit nuk u tregua bujar, pasi përballë do jetë Italia, Spanja dhe Kroacia që në fazën e grupeve.

Skuadra e Sylvinhos do të kërkojë të provojë se mrekullitë ekzistojnë. Kalimi i grupeve duket thjeshtë një mision i vështirë, por jo i pamundur. Sipas mediave të huaja, Shqipëria ka 22% shanse për të kaluar fazën e grupeve, Kroacia ka 74% shanse për vijuar më tej garën, Italia e dyta  me 83% shanse, sakaq Spanja favorite me 88%.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: