Një ngjarje e çuditshme është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Kretë, me protagonist një shqiptar.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i ngjarjes është një burrë nga Shqipëria, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”. Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai.

Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e sotme.

Sipas burimeve policore, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.
Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb