GREQI – Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer momentet e tmerrit pas flakëve që përfshinë periferinë e Athinës mbrëmjen e djeshme.

Në një lidhje telefonike me News24 & BalkanWeb, Bledi Stathi, banues në Rafina të Athinës tregoi se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht.

Ai madje tregoi edhe se si arriti të largohej në kohë nga vendi i ngjarjes sëbashku me familjen e tij.

“Gruaja më mori në telefon se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë.  Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundën të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarësh e grekësh, tani është stabilizuar gjendja,” tha ai.

Një tjetër dëshimtare shqiptare që ishte rreth 100 metra larg vatrës së zjarrit ka treguar për momentet e vështira.

“Nuk gjej dot fjalë të përshkruaj atë gjendje, ulërimat e njerëzve, flakët, makinat e shtëpitë e shkatërruara.

Ne na largoi policia se zjarri po afrohej shumë në shtëpinë ku po punoja unë. Këtu janë djegur mbi 1000 shtëpi,” tha Albana Rrumbullaku.

Deri më tani dyshohet për 5 shqiptarë në 74 të vdekur gjithsej nga ngjarja tragjike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: