Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai ka folur për bastet online duke u shprehur se në ditët e sotme luhet më shumë se kur ishin të ligjshme. Ndër të tjera, Fidel Ylli u shpreh se deri tani janë humbur miliona para për sportin.

“Bastet i ka e gjithë bota dhe Europa e qytetëruar, atje ku ne duam të shkojmë, i ka Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe pse mos i hapim dhe ne, ku paratë do i shkojnë buxhetit të shtetit dhe Ministrisë së sportit, rinisë dhe kulturës.

Kjo është një nismë e vonuar e cila duhet të ishte nisur më herët, por megjithatë qeveria u bind që ne kishim të drejtë. Unë kisha dy vjet që flisja dhe e kam thënë që ne duhet të tregojmë të gjitha modelet europiane. Ne kishim të drejtë për bastet, po kërkonim negociatë me qeverinë që ti shpjegonim arsyet përse duheshin hapur.

Bastet nuk janë mbyllur asnjëherë, kanë qenë gjithmonë. Skam luajtur asnjëherë se nuk më pëlqen, dhe nuk e miratoj. Ata luajnë në të zezë, duhen hapur në mënyrë që ti kontrollojë shteti. Me ligj rregullohet, fëmijët mos luajnë deri në moshën 21-vjeçare. Janë humbur miliona për sportin deri tani.

Nuk kontrollohen bastet cash, çdo gjë do të jetë online. Teknologjia ka avancuar dhe duhet të hapen me çdo rregull bastet, unë dua që paratë të rrinë në Shqipëri. Ka pasur kompani të mëdha këtu. Ne na ka ardhur drafti, dhe po marrim mendime nga çdo njeri nga federatat. Sporti shqiptar ka nevojë për 100 milionë dollarë por qeveria s’ka mundësi të na i ofrojë. Sportistët tanë janë heronj.

Paratë që do të vijnë nga bastet nuk do të shkojnë në buxhetin e shtetit, por do të krijohet një agjenci që do të ketë përfaqësues nga ministria e financave, e sportit, e përkrahjes sociale. Shumica e parave do të jetë për sportin dhe pjesa tjetër për rininë, teknologjinë dhe kulturën, do të shkojmë me projekte, pallate sporti, qendra sportive. Ndarja do të ndahet me komision dhe projekte.

Ky draft duhet të kishte kaluar në parlament, por mendoj që brenda këtij  6-mujori do të votohet në parlament. Unë nuk ka një marrëdhënie të keqe me Armando Dukën, kemi pasur marrëdhënie normale, por ai ka bërë një gabim.

Para se të zgjidhesha unë president është bërë një asamble, që ka shkarkuar presidentin që ka qenë zoti Bezhanin sepse e kishte mandatin 8 vjet, dhe ai në vitin e 9 dhe nuk bënte zgjedhje për arsye të pandemisë, donte të shikonte dhe Tokion pasi nuk e kishte parë. U detyruar asambleja bënë një mandate dhe e shkarkuan zotin Bezhani.

Këtë shkarkim Duka ka vajtuar dhe ka dërguar në Lozanë, pra ai nuk e njeh Komitetin Olimpik. Duka i ka humbur gjyqet në shkallë të parë, jemi në Apel tani dhe gjykata e Lozanës ka thënë që duhet të mbyllen njëherë këtu në Shqipëri dhe më pas më i hap atje.

Është një gabim fatal që ai ka bërë, është një autogol që ka bërë duke futur dorën tek thesi i Federatës dhe e ka hedhur në gjyq institucion më prestigjoz të vendit, në një kohë që vetë Asambleja e shkarkoi. Ky është ngërçi me FSHF-në, i kemi dhënë dorën njëri tjetrit kur na ka mbledhur kryeministri, sherret nuk të çojnë asgjëkundi”, u shpreh Fidel Ylli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb