Shtyhet për datën 27 shkurt seanca për sh-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe grupin. Deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të ‘Promenadës Bregdetare’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstatoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.

Seanca do të mbahet në orën 12:00.

“Gjykata e Posacme mbi kerkesen e Prokurorise se Posacme, me nr.25/115 akti, dt.05.12.2023, e regjistruar ne gjykate, per dergimin ne gjyq te ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Vangjush Dako etj. me akuzat perkatese, sot me date 02.02.2024, ne seance paraprake, vendosi: Plotesimin e hetimeve ne ceshtjen objekt gjykimi.

Veprimet hetimore do te kryhen deri ne seancen e rradhes, qe do te zhvillohet ne daten 27.02.2024, ora 12:00.”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: