TIRANE

Vesa Luma është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Së fundmi ajo dhe bashkëshorti i saj janë zhvendosur në Zelandën e Re ku po vazhdojnë karrierën e tyre atje.

Vesa Luma
Vesa Luma

Këngëtarja herë pas here publikon në rrjetet sociale foto të të birit. Ajo nuk ngurron të tregojë çdo moment nga jeta familjare, në të cilën nuk mungon as bashkëshorti, reperi Big Basta. Ditën e sotme ka publikuar një foto ku në gjysmën e saj shfaqet ajo kur ishte e vogël dhe në pjesën tjetër djali i saj.

Buzëqeshja, flokët, mimika dhe cdo gjë e Lianit janë të marra nga mami Vesa. “Momente jomodeste”, shkruan këngëtarja duke bërë tag bashkëshortin e saj, Big Basta.
(Balkaneb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb