TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”. Në nisje të emisionit, kreu i qeverisë i ka kërkuar ndjesë Ballës dhe i ka thënë që duhet të largohet pak më herët nga studio sepse kishte një ditëlindje në familje.

“Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë m’i fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.

Bëhet me dije se Rea, vajza e Lindës nga martesa e mëparshme ka festuar mbrëmjen e djeshme 30-vjetorin e saj. Në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të mos postojë asgjë nga festa që familja kryeministrore mbajti, por ka postuar nje foto me numrin 30.

Rea ka postuar edhe një foto tjetër. Një tavolinë me dy karrige në natyrë shfaqet në Instagramin e saj, duke mos dhënë detaje se me kë ka festuar ajo në atë tavolinë në mes të barit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: