Është sigurisht një kohë shumë e errët në jetën e një personi që e vendos atë në rrezik për t’u përballur me depresionin. Por nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër, mund të jetë faza më e rëndësishme në jetën e dikujt. Ndoshta kjo është një mënyrë se si trupi juaj dhe vetja po përpiqen të komunikojnë me ju. Ndoshta vetja juaj po përpiqet t’ju thotë: Mos bëni atë që po bëni, nuk po funksionon.

Është koha për të ngadalësuar dhe për të filluar nga e para. Ndoshta ju duhet vetëm të pushoni. Të pushojë shpirti nga veprimet dhe historitë e rënda që i bart si gurë me vete gjithë këto vite dhe që rëndojnë.

Është e natyrshme të mos duash të bësh asgjë. Është logjike që asgjë nuk të mbush, është logjike që nuk e gjen arsyen e ekzistencës tënde sepse nuk e ke pyetur kurrë më parë. Ajo që po përjetoni nuk është e keqe. Vetëm tani po filloni të kuptoni se në botë fshihet padyshim më shumë bukuri sesa ajo që keni përjetuar deri tani.

Tani e sheh qartë se nuk të pëlqen të jetosh thjesht dhe të ekzistosh pa kuptim. Depresioni është ndoshta hapi i parë përpara se të filloni të gjeni veten tuaj të vërtetë. Sepse atëherë ju bëni pyetjet më të mëdha.

Mos e shihni situatën që po kaloni si diçka negative. Shijoni kohën me veten tuaj dhe përmes paqes tuaj të brendshme do të filloni të gjeni përsëri veten. Jepini vetes kohë dhe pushim. Shijojeni këtë periudhë të jetës suaj dhe këtë përvojë si pjesë e juaja dhe merrni kohën tuaj për të gjetur rrugën tuaj.

Çfarë të bëni?

Flini shumë, sepse keni nevojë për të, dëgjoni shumë muzikë që ju sjell paqe, dilni jashtë dhe uluni në diell sa më shumë që të mundeni, bëni shëtitje të gjata në natyrë dhe shijoni ajrin, shikoni video humoristike ose seriale që ju bëjnë të qeshni, kaloni kohë me kafshët nëse mundeni, nëse ka një mënyrë që mund t’ju ndihmojë të kapërceni situatën që po kaloni, është meditimi. Sepse realisht vetëm ju e dini se me çfarë po përballeni.

Një mënyrë tjetër është të merrni një letër dhe laps ose të hapni një dokument në kompjuterin tuaj dhe të filloni të shkruani atë që keni në mendje. E rëndësishme është të mbani mend se faza që po kaloni është e përkohshme. Qëllimi i vetëm është të gjesh veten tënde të vërtetë dhe të bëhesh më i/e fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: