NË SHËNJESTËR/ PJESA E DYTË

Pse u prishën midis tyre Talo Çela dhe Nuredin Dumani dhe si përfunduan në dy armiq të përbetuar, dy miqtë, siç ishte edhe atentati i fundit që shkëmbyen me njëri-tjetrin, mesditën e 29 marsit në “Urën e Zezë”, në aksin Elbasan-Peqin. Si u kthyen në armiq Talo Çela dhe Nuredin Dumani/ Dëshmia e bashkëpunëtorit dhe saga e vrasjeve

Një atentat në fillim i mbuluar nga misteri, por që shpejt do të zbulonte edhe mesazherët e atentatit.

Sipas të dhënave që disponon ‘Në shënjestër’, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, janë njohje të vjetra.

Talo Cela Dumani

Talo Cela DumaniÇela, dikur një person i skeduar për vjedhje ne Elbasan, shpejt do të bëhej një prej emrave më të zëshëm të botës së krimit, e sot një prej njerëzve më të kërkuar në vend, ku policia ka dështuar në dhjetëra aksione për ta vënë pranga.

Ngjarja më e bujshme, ku ai mori pjesë është ajo e megagrabitjes në aeroportin “Nënë Tereza” më 9 prill 2019, ku nga barku i avionit të linjës Tiranë-Vjen, një komando grabitësish mundën të marrin miliona euro.

Ngjarje ku mbeti i vrarë Admir Murataj, një i arratisur nga burgjet greke dhe që kishte realizuar edhe dy grabitje të tjera blindash me para në aksin rrugor që të çon për në Rinas, por që nuk do të ishte humbja e parë në radhët e grupit pasi me kalimin e kohës, banda filloi të eliminonte vetveten.

Sipas dinamikës së ngjarjeve, pas grabitjes së Rinasit, Talo Çela thuhet se jetonte në arrati dhe për t’u kujdesur për të mendohet se në ndihmë i vinte Nuredin Dumani, një njohje e vjetër e tij, i skeduar për shfrytëzim prostitucioni në Francë, bashkë me vëllezërit, një emër që do të spikaste më vonë, si një kriminal gjakftohtë.

Por gjatë kohës që kokat e grupit të Rinasit jetonin në arrati, njëkohësisht vazhdonin edhe aktivitetin kriminal. Krimi i parë i madh pas grabitjes së Rinasit, ku dyshohet se janë të përfshirë, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, mendohet se është masakra e trefishtë e Bradasheshit. Ngjarje kjo e ndodhur më 29 dhjetor 2018, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri edhe shtetasi turk, Erdal Durunai.

Ku edhe pse Talo Çela mohoi përpara hetuesve lidhjen e tij me këtë ngjarje, nuk kishte dyshime për grupin hetues se ai ishte një nga organizatorët, ndonëse akuza për të dhe Dumanin, nuk do të konfirmohej zyrtarisht.

Por ortakëria e Talo Çelës me Nuredin Dumanin, nuk do të ndalej këtu.
Më 2 mars 2020 në lagjen nr. 14 në Durrës, një atentat i dyfishtë i mori jetën dy të rinjve Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza.

Atentat i cili u krye në të njëjtën natë kur në Tiranë, Presidenti i Republikës, po mbante një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe në këtë ngjarje sipas dosjes hetimore, organizatorë të krimit ishin Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët i ekzekutuan dy të rinjtë, si njohje të vëllezërve Haxhiaj.

Dyshimet janë se këta të fundit, kishin ofruar servisin e tyre të makinave për të fshehur një pjesë të parave të Rinasit, para në fakt që u zhdukën pa gjurmë dhe që do të sillte shpejt edhe eliminimin e tyre.

Më 27 prill 2020, dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan në një pritë, ndërsa po lëviznin me makinën e tyre, në Durrës. Ai që do të zbardhte detajet e vrasjeve do të ishte Klevis Alla, personi që bashkëpunoi në vrasjen e vëllezërve Haxhia, i cili i tradhtua nga mesazhi i tij i mbetur në telefonin e viktimës Besmir Haxhia, ku i shkruante ‘po të pres te Tregu i Makinave në Shënvlash’.

Po kështu Klevis Alla tregoi edhe përse u vranë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Ai tregoi hollësisht ngjarjen dhe se si ishte bashkëpunëtor në vrasje në rolin e ndihmësit sikundër dha njohje edhe me autorët e atentatit ndaj vëllezërve Haxhia, Altin Ndocin, Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën.

Klevis Alla Deshmia
Klevis Alla Deshmia

KLEVIS ALLA

“Dorian Shkozën e kam njohur që herët. Por rreth 6-7 muaj pasi ka hapur servisin, kam rritur miqësinë dhe bashkëpunimin me të në lidhje me punën e tij, sepse Dorjani kishte një servis që merrej me lyerje makinash ndërsa unë një servis riparimi makinash. Anxhelo Avdiajn e kam njohur që kur kemi qenë të vegjël.

Besmirin dhe Viktor Haxhiajn i kam njohur një vit pasi kam hapur servisin, rreth vitit 2018. Vëllezërit Dumani që quhen Dashnor, Fitim dhe Nuredin i kam njohur që në vegjëli sepse kanë qenë në të njëjtën lagje.

Talo Çelën e kam takuar për herë të parë në prani të Dashnor Dumanit dhe të Dorjan Shkozës.

Lidhur me vrasjen e Dorjan Shkozës dua të them se në vrasjen e tij organizator ka qenë Nuredin Dumani dhe bashkëpunëtorë në vrasje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia si edhe unë.

Motivi për këtë vrasje, me aq sa unë di, lindi nga fotot që i ishin dërguar Nuredin Dumanit nga një person i tretë që unë nuk e njihja.

Ku autori i fotove ishte Dorian Shkoza dhe nga ku Nuredinit i lindi dyshimi se Doriani donte të vriste atë dhe mua.

Gjatë një bisede në kafe Nuredini më tha se ishte vrarë një njeri. Por duke mos më treguar se kush ishte ky person dhe se Dorian Shkoza i kishte thënë vëllait të viktimës se vrasjen e vëllait të tij e kishte kryer Nuredin Dumani.

Nuredini më tha mua se vëllai i viktimës kishte kryer hetime personale për Nuredinin se kush ia kishte vrarë vëllain dhe rezultonte se Nuredin Dumani ishte në burg në Francë kur ishte kryer vrasja.

Për këtë arsye Nuredinit i ishte mbushur mendja se Dorian Shkoza me shokët e tij donin ta vrisnin Nuredinin dhe me këtë rast do të më vrisnin dhe mua, për arsye se unë dija edhe disa muhabete për disa makina të vjedhura.

Këtë bisedë ma tha Nuredini që unë të bindesha të bashkëpunoja me Nuredinin që ne ta vrisnim Dorianin para se ai të na vriste ne.”

I penduari i drejtësisë, Klevis Alla shpjegoi për grupin hetues edhe se si nisi përçarja midis grupit të grabitësve të Rinasit.

“Përveç kësaj marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pas vjedhjes së parave në Rinas ku kishte filluar përçarja e grupit midis Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit dhe Besmir Haxhisë. Përçarja ishte pasi hyri në lojë leku shumë i madh nga vjedhja e Rinasit. Lidhur me vjedhjen e Rinasit Nuredin Dumani më ka thënë që një pjesë të parave të Talo Çelës i kishte lënë të shtëpia e tij.

Për shkak të konflikteve Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci kishin vendosur ta vrisnin Dorian Shkozën. Për këtë Nuredin Dumani më kërkoi që të merrja pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, si shofer dhe për këtë më ofroi 100.000 euro.

Unë nuk pranova dhe pas kësaj Nuredini më kërkoi vetëm që t’i çoja makinën ditën e ngjarjes tek vendi ku do të shkonin autorët që ta merrnin. Unë pranova ta bëj këtë shërbim.”

Sipas grupi hetues, Klevis Alla shërbeu si ndihmës në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Duke strehuar makinën me të cilën do të kryhej krimi si edhe për ta veshur makinën me xhama të errët dhe duke ua çuar autorëve të krimit në vendin e përcaktuar më parë.

Po kështu ai gjatë komunikimeve me Dorianin kishte mësuar edhe vendndodhjen e tij, të cilën ia serviri si informacion organizatorit të vrasjes së Nuredin Dumani.

Por duket se këto vrasje do të krijonin edhe krisjen e madhe midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës sepse ky i fundit, u kundërpërgjigj ashpër, sepse dyshohet se ekzekutoi Klevis Kapllanin në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Kapllani, ishte një prej njerëzve më të afërt të Dumanit.

Kjo ngjarje dëshmoi krisjen përfundimtarëve, mes të dyve. Është ky momenti, kur ata u kthyen në armiq, dhe do të nisnin nga puna për eliminimin e njëri-tjetrit, ku ai që do të godiste fort këtë herë do të ishte Nuredin Dumani, i cili më 17 shtator 2020, thuhet se ekzekutoi 62-vjeçarin, Bujar Çela, vëllain e Talo Çelës.

Grupi hetues arriti në përfundimin se Nuredin Dumani ekzekutoi taksistin, pasi gjurmët e gishtave të tij u gjendën në kartën me të cilën ky i fundit vetëm pak minuta para se të kryente vrasjen, furnizoi makinën me karburant pranë lokalit të viktimës.

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet, që dyshohet se këto dy personazhe të botës së errët janë skeduar nga policia e prokuroria. Por ndërkohë emisioni në “Shënjestër” mëson se të dy here pas here janë kontraktuar nga dy bandat rivale që veprojnë në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për Çopjat dhe Alibejt, ku ka përplasja mes tyre, janë shënuar më shumë se 10 viktima, që nga Endrit Alibej, i njohur si Tarzani, tek Arjan Spahiu, që njihet me nofkën “Arjani i Vogël”, Emiljano Ramazani apo Regis Runaj.

Dumani, dyshohet që së fundmi, ishte një nga ekzekutorët e Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut në Elbasan, tetorin e vitit të kaluar. Një ngjarje, që rrëfen për sagën e hakmarrjes mes dy grupeve, për të cilat emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë më herët detaje ekskluzive, si video apo dëshmi të të penduarve të drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb