I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Tonin Gjinaj nga Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit, KSSH ka folur për problemet e legjislacionit shqiptar për sigurinë rrugore.

Gjinaj u ndal edhe tek autoshkollat fiktive dhe i tërhoqi vëmendjen Drejtorisë së Tatimeve e QKB që të mos lëshojnë më licenca fiktive, pasi do përballen në vendin e duhur për të gjitha gjërat jo ligjore që kanë bërë.

“Është situatë kaotike nga siguria rrugore. Jemi i vetmi vend në Europë që transportin e kemi me mjete, nuk kemi tramvaj apo linjë hekurudhore. Legjislacioni shqiptar përsa i përket sigurisë rrugore le shumë për të dëshiruar. Udhëzimi i fundit që duhet të rregullonte punën në autoshkolla, jo vetëm që nuk e bëri, por disa drejtues bënë udhëzim jo vetëm që nuk i ka qëndruar kohës, por i ka shërbyer shkatërrimit. Jemi ne përgjegjës, por ishim në pandemi dhe nuk duhet t’i kishim lejuar të bëheshin. Duhet filluar me Kodin Rrugor. Hapja e autoshkollave në Shqipëri është në mënyrë të papërgjegjshme. Autoshkollat fiktive kanë klasën e hapur, pa patur mjetet përkatëse, i reklamojnë dhe përgjegjësia kryesore është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi çmim dysheme. Kemi prishje të pabarazisë në treg dhe mospërgatitje të kursantit, çuditërisht bie në vesh të shurdhët. Kompanitë e sigurimeve duhet të investojnë në këtë fushë. Kodi Rrugor në Shqipëri le shumë për të dëshiruar. Sot autoshkollat me 1 mijë lekë marrin licencë, hapin klasën, bëjnë praktika, por i palicencuar. Kjo është në kundërshtim me ligjin. Leja e drejtmit tek ne nuk është e njësuar me ato të vendeve të BE-së. Ndriçuesit që përdorin disa makina është i ndaluar pasi sjell shqetësime tek drejuesit e tjerë të mjeteve. Shqetësime krijojnë dhe reklamat, pasi tërheq vëmendjen e drejtuesive të mjeteve, ndaj duhet që Task Forca dhe Policia Rrugore të marrë masa. Kemi edhe raste të sinjalistikave rrugore mungut apo gabim. Po ashtu kemi rrugë që lënë për të dëshiruar dhe janë kthyer në problem serioz për qytetarët. Qytetarët paguajnë për mirëmbajtje rruge, por disa janë kthyer në dëmtues të makinave të tyre. Edhe Kodi Rrugor duhet të ketë karakter edukues, gjobë këshilluese e cila ngelet në sistem. Gjoba për parkim 180 mijë lekë nuk ndodh askund përveç tek ne. Përveç trafikut ëshë krijuar ndotje dhe vendkalimet e këmbësorëve janë çdo 50 m. Shpresoj shumë në një përmirësim të kuadrit ligjor. T’i jepet rëndësi e veçantë edukimit të sigurisë rrugore, qoftë në autoshkolla të mësimdhënies dhe i tërheq vëmendjen Drejtorisë së Tatimeve, QKB që mos të lëshojnë më licenca fiktive, pasi zyra juridike pranë Federatës së Transportit Rrugor po i mbledh të gjitha dhe do përballen në vendin e duhur për të gjitha gjërat jo ligjore që kanë bërë”-tha Tonin Gjinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb