E tëra që ju nevojitet dhe më shumë, për një qëndrim të paharrueshëm në plazh. Prodhuesi japonez Nissan, e ka sjellë në detaje, të gjithë çfarë i duhet një shfrytëzuesi të sporteve ujore. Koncepti Titan XD Surfcamp, është një shtëpizë e kompletuar në rrota.

“Oazë e përsosur plazhi, me të gjitha elementet e nevojshme” është përshkruar kjo makinë nga Nissan, e inspiruar nga furgonët e udhëtimit të viteve të 60-ta dhe 70-ta. Makina përfshinë dërrasën për surfim, tjetrën për të bërë ‘paddle board’ dhe shkopinjtë e peshkimit.

Brenda është edhe një rezervuar me ujë që ngrohet me energji diellore, për të hequr kripën nga trupi, para se të ndizet zjarri në skarën e mbrëmjes. Modeli Titan XD Surfcamp e ka motorin me 5.0-litra, ndërsa brenda i zë pesë udhëtarë.

Ende është në nivelin e konceptit dhe nuk dihet se kur mund të hyjë në prodhim, ndërsa është vënë në dispozicion të publikuat deri në fundjavë, në një panair që po zhvillohet në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

BalkanWeb

Etiketa: