SERBI-Gazetari serb, Stefan Cvetkovic i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanovicit në veri të Mitrovicës, është rrahur brutalisht në qytetin e tij, Bela Crkva të Serbisë.

Në njërin nga postimit e tij në Facebook, ai ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa bërë të ditur vendndodhjen, por ka publikuar fotot i gjakosur.

Gazetari i ka thënë agjencisë ‘Beta’ se ishte ulur në një lokal me miqtë e tij në Bela Crkva, kur një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar me një mjet të fortë në kokë. Cvetkovic ka deklaruar se ka ikur me vrap, ndersa autori ka tentuar ta shtype me automjet.

Prokuroria e Bela Crkves ka thënë se policia po e heton rastin bashkë me prokurorin kujdestar dhe janë duke mbledhur dëshmitë lidhur me ngjarjen.
stefan
Cvetkovic ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Cvetkovici ka dhënë edhe një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanovicit.
gazetari serb
Gazetarë të tjerë që po e hetojnë vrasjen e Ivanovicit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, poashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bën pushteti atyre.

Para më shumë së 10 ditësh Cvetkovic u rrëmbye nga persona ende të panjohur në vendlindjen e tij në Bela Crkva, por ky rrëmbim ka lënë shumë dyshime.
hahhahahaahha
(BalkanWeb)