Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj ka promovuar veprën e tij të fundit. Nën titullin “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin”, ai i vë personazhet e jetës shqiptare në një skenë oruelliane. Kafshët e tij megjithatë kanë karakteristikat e veta.

“Asnjëri prej tyre nuk kam parasysh njeri në jetën reale. Janë pjellë e fantazisë. Ata që i kam marrë nga jeta reale si kryeministri, e të tjerë, i kam realë. Gjithë puna ime ka qenë me ndërthur fantazinë me fakte që mi sugjeronte realiteti dhe të ndërtoja një botë të përzier, siç është një botë anormale”.

Një pjesë e madhe e kësaj vepre që ka në qendër një fermë kafshësh që flasin për problematikat tona dhe me personazhet tona. Tej ngjashmërive me vepra të tij të mëhershme, autori bëri një sqarim.

“Tematika dhe gjithçka që them këtu nuk mund ta kisha kur kam shkruar romanin e parë. Sepse nuk e dija çfarë ishte pushteti atëherë. Pushteti ishte shumë larg, ishte përballë e diku i paarritshëm ndërsa tani me përvojat jetësore që kam unë kam mundur t’i pasqyroj”.

Mustafaj ka qenë deputet dhe ish-ministër i jashtëm. Vepra e tij letrare ka qenë shpesh fëmijë i një shtrati politik, por tashmë fëmija kritik i politikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb