Snoop Dogg ka dhuruar 10,000 dollarë për të ndihmuar një grua 93-vjeçare në betejën e saj ligjore.

Konkretisht, gruaja po përpiqet të mbrojë pronën e saj në Gjeorgji, pasi një kompani ndërtimi, në bashkëpunim me një grup investuesish, po përpiqet të ndërtojë 147 shtëpi të reja në tokën ku jeton Josephine Wright.

Ndonëse u përpoqën ta “korruptonin”, duke i ofruar 30 mijë dollarë për të blerë tokën, ajo nuk pranoi, duke nxitur grupin ta padisë atë, me pretendimin se pjata satelitore, kasolle dhe veranda e gruas po pengonin punën e tyre.

Wright që atëherë ka ngritur një kundërpadi kundër grupit, duke e akuzuar atë për përdorimin e një “breshëri të vazhdueshme frikësimi, ngacmimi, taktikash ngacmimi, duke përfshirë këtë padi në një përpjekje për ta detyruar atë të shesë pronën e saj”.

3jlv3i7w
3jlv3i7w

Rasti i saj ka rritur ndërgjegjësimin e mijëra njerëzve dhe mbesa e saj u sigurua që të hapte një llogari në GoFundMe për të, në të cilën deri më tani ka mbledhur 277,178 dollarë.

Duke dashur ta ndihmonte, Snoop Dogg i ofroi gruas 10,000 dollarë për shpenzimet e saj ligjore. Siç ka deklaruar ai, sipas DailyMail, historia e saj e ka “prekur” dhe e ka shtyrë që ta bëjë këtë donacion nga zemra. Ajo më kujton nënën time dhe gjyshen time”, tha reperi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb