Edhe futbollistët profesionistë dalin kundër FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet. Sondazhi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë mbi Kupën e Botës çdo 2 vite, propozuar nga FIFA, ka prodhuar rezultate befasuese.

Kështu, 75% e lojtarëve që morën pjesë në votim do të donin ky kompeticion tejet i rëndësishëm për kombëtaret të zhvillohej si deri më tani, çdo 4 vite. Duhet nënvizuar se në anketim (sondazh) morën pjesë 1000 lojtarë të mbi 70 kombësive të ndryshme në botë.

Pra, qartësisht, pjesa më e madhe e futbollistëve profesionistë janë kundër FIFA-s, sepse nuk duan ta luajnë Kupën e Botës çdo 2 vite. Në nivel kontinental, 77% e lojtarëve nga Evropa dhe Azia, 63% e Amerikës (Veri, Qendrore dhe Jugore) dhe 49% e lojtarëve nga Afrika janë në favor të një Kupe Bote 4-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb