Sot do të festonte ditëlindjen e saj të 50, por fati e deshi që një muaj më parë të ndërronte jetë. Bëhet fjalë për regjisoren Vjosa Berisha, e cila u ndal nga jeta më 23 qershor pas një sëmundje të rëndë.

Vjosa vuante nga kanceri i vezoreve, por nuk ka arritur ta fitojë dot betejën, ndërsa ndërroi jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkëshorti dhe djali i saj e kujtuan të ndjerën përmes postimeve në Instagram. Fatos Berisha ka ndarë një fotografi të Vjosës së buzëqeshur duket shkruar, “Ota sot feston ditëlindjen”.

Ndërkohë, i biri ka ndarë të njëjtin postim, ku e shoqëron me një emoji infinit. Gjithashtu djali i regjisores, Lekë Berisha ka publikuar edhe mesazhin që ka marrë nga nëna e tij pak ditë para se të ndërronte jetë. “Më mungon gjithashtu”, thuhet në mesazhin e shkruar nga regjisorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: